Autoritetet ukrainase dhanë alarmin se nivelet e rrezatimit janë rritur në zonën e Çernobilit, që nga momenti kur uzina bërthamore u mor nën kontroll nga trupat ruse. Ekspertët e Agjencisë Atomike të Ukrainës njoftuan se nivelet e rrezatimit kanë ndryshuar për shkak të lëvizjes së pajisjeve të rënda ushtarake në atë zonë, lëvizja e të cilave ka bërë që të ngrihet në ajër pluhur radioaktiv.