Partia Socialiste ka refuzuar një kërkesë të demokratëve për shtyrjen e afatit për regjistrimin e emigrantëve në zgjedhje. Komisioneri Ilirjan Celibashi tha se mes partive nuk ka konsensus, teksa shtoi se 9 marsi është dita kur duhet të fillojë të përgatitet lista paraprake e zgjedhësve.