Pas 3 vite përpjekjesh dhe me firmat e mbi 20 mijë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, Kuvendi miratoi ligjin për “Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”, një mekanizëm mbrojtës për fëmijët tanë kundër abuzimeve seksuale. Pas një maratonë diskutimesh kuvendi e miratoi ligjin si rrallë ndonjëherë, në unanimitet të plotë.