Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, sqaroi arsyet përse shihet me dyshim gjyqtari i pakicës serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Radomir Llaban. Haxhiu pohoi për mediat në Prishtinë se mendohet që ai mund të jetë “bashkëpunëtor i Agjencisë për Siguri dhe Informim të Serbisë, BIA”. Informacionet, sipas ministres, bazohen në të dhënat e përftuara nga institucionet e sigurisë së Kosovës.