Izraeli tha se më 4 nëntor ka njoftuar zyrtarisht Kombet e Bashkuara për vendimin që të shkëpusë lidhjet me UNRËA-n, agjencinë që mbështet refugjatët palestinezë. Ky njoftim vjen pasi ligjvënësit izraelitë votuan për ta ndaluar këtë organizatë. “Me udhëzimin e ministrit të Jashtëm Izrael Katz, Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar OKB-në për anulimin e marrëveshjes mes shtetit të Izraelit dhe UNRËA-s”, tha Ministria e Jashtme izraelite përmes një deklarate.