Top Channel/ Refugjatët do kthehen në Itali! Vendimi i gjykatës së Romës kërkon largimin nga Gjadri
18/10/2024 19:24

12 refugjatët që janë strehuar në Gjadër në kampin italian do të largohen shumë shpejt drejt Italisë. Këtë e vendosi një gjykatë në romë. Seksioni i imigracionit në gjykatën e Romës nuk vlerësoi të ligjshëm vendosjen e emigrantëve brenda qendrës italiane në Gjadër në Shqipëri, thuhet në mediat italiane që kanë zbardhur vendimin. Masa e gjykatës u urdhërua për 12 të huajt nga selia e policisë së Romës më 17 tetor, të cilët janë pjesë e 16 emigrantëve, dhjetë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, të transportuar drejt Shqipërisë drejt kampit Gjadër nga anija Libra e Marinës Italiane. 12 azilkërkuesit pritet të rikthehen në Itali: si pasojë e dispozitës nuk mund të qëndrojnë në ambiente, por as të lihen të lirë në territorin shqiptar. Sipas vendimit të gjykatës dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta edhe në dritën e vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, shkruajnë gjyqtarët e Romës. Sipas të cilëve gjendja e lirisë mund të rifitohet vetëm me kthimin e tyre në Itali. Ky vendim megjithatë nuk shfuqizon kampet sepse ata janë ndërtuar për refugjatët që shkojnë atje nga vendet e cilësuar të sigurta.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23