Mazhoranca socialiste mendon se depolitizimi i komisioneve zgjedhore, vota e emigrantëve dhe lufta ndaj korrupsionit zgjedhor janë tre elementët më të domosdoshëm të reformës zgjedhore. Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se Shqipëria ka nevojë për një reformë të plotë zgjedhore që do adresonte të gjitha rekomandimet e raportit të OSBE/ODHIR-it. Në fjalën e tij, mbajtur në Konferencën Kombëtare me temë: “Nevoja për një reformë elektorale të plotë”, Balla theksoi rëndësinë e tre elementëve të cilat duhet të jenë sipas tij domosdoshmërisht pjesë e kësaj reforme të ardhshme elektorale.