Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale pa praninë e deputetëve të opozitës çeli diskutimet për disa ndryshime të dy ligjeve të reformës në drejtësi. Synohet korrigjimi problematikave të evidentuara nga organet e drejtësisë dhe konsolidim i kësaj reforme.