Policia bashkiake në Delvinë ka nxjerrë komisionin dhe materialet zgjedhore jashtë ambientit, ku po votohej për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike. Anëtarë të PD-së kanë treguar akt pagesën që kanë bërë në bashki për përdorimin e ambientit këtë të shtunë.