Një referencë për shfrytëzimin minimal të strukturave akomoduese është vendosur për strukturat akomoduese në vend. Bujtinat, motelet, hotelet, resortet, strukturat e trashëgimisë kulturore, blloqet e apartamenteve apo hotelet e shpërndara, sipas sezoneve duhet të deklarojnë jo më pak se 30% dhe 65% të kapaciteteve totale. Ky vendim nuk është mirëpritur nga shoqatat e turizmit në vend, të cilat kundërshtojnë nismën e qeverisë. E cila është paralajmëruar nga vet kryeministri 2 vite më parë.