I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka mirëpritur vendimin për zvogëlimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës me 25%, përreth objekteve komunale në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shprehet se ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës.