Spaç 1973 martirët e lirisë, një film dokumentar që vendos në qendër historitë e të burgosurve politikë që u rebeluan kundër komunizmit u shfaq në qytetin e Korçës. Dëshmi të rralla, rrëfime të të mbijetuarve dhe materiale arkivore që rikujtojnë një nga aktet më të guximshme të rezistencës antikomuniste në Shqipëri janë pjesë e dokumentarit që synon të ruajë kujtesën historike, të nderojë martirët e lirisë dhe të përcjellë tek brezat e rinj mesazhin se e vërteta dhe dinjiteti nuk mund të shtypen nga dhuna. Për autorin Besim Ndregjoni pas Tiranës qyteti i Korçës u zgjodh i pari për të shfaqur dokumentarin edhe për nder të shumë perdonaliteteve që vuajtën në burgun e Spaçit dhe u bënë nismëtarë tp revoltës