Teksa deputetët e opozitës radikalizuan marrëdhënien me parlamentin duke djegur karriget, kryeministri Edi Rama në selinë e PS takoi dhe ndoqi prezantimet e atyre të cilët kanë aplikuar për tu bërë deputetet përmes platformës “Deputeti që duam”. Dha këtë reagim të parë për zjarrin e opozitës në oborrin e kuvendit. Vendi dhe subjekti takimit ia justifikoi krye-socialistit dhënien e një leksioni politik aspirantëve për tu bërë deputet. Edi Rama u shpjegoi kontrastin mes forcës politike drejtuar prej tij dhe opozitës. Ky ishte një takim me ata të cilët kanë aplikuar gjatë muaj shtator mes tyre shqiptarë të cilët jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe si mjeku Kristo Papa apo edhe të tjerë ardhur nga Amerika.