Kryesocialisti Edi Rama pas deklarimeve të Fredi Belerit për helenizmin e Himarës është shprehur i ashpër dhe fshikullues ndaj tij ditët e fundit gjatë takimeve elektorale. Ndalimin e Belerit nën dyshimin e shit-blerjes së votave, Edi Rama nuk e ka përdorur dhe nuk e ka komentuar si një ngjarje për të fërkuar duart. Ka kërkuar që fjalën e fundit ta thotë drejtësia duke theksuar nevojën e mos-politizimit të kësaj ngjarje.