Opozita njëzëri dënoi sulmin e armatosur ndaj Top Channel duke e konsideruar si akt të të rëndë kriminal dhe njëherësh ndërsa i bëri thirrje në kor organeve ligjzbatuese të vihen në lëvizje për zbardhjen me urgjencë të krimit të shëmtuar. Në emër të Partisë Demokratike, ENKELEJD ALIBEAJ e cilësoi sulmin kriminal ndaj televizioni kombëtar Top Channel si sulm të fjalës së lirë dhe sigurisë publike në vend duke kërkuar vendosjen menjëherë para drejtësisë të aturëve.