Ish zv. kryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar në rrjete sociale, ndërsa “arrestimi” i tij votohet sot në Kuvend. Sot po mbahet seanca e posaçme në Kuvend për heqjen e mandatit të ish zv. kryeministrit, Arben Ahmetaj, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK i kërkoi disa ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.