Koalicioni shqiptar për të drejtat në punë ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për reformimin e pagave dhe mënyrën e vendosjes së pagës minimale .Ky koalicion e konsideron të papranueshme rritjen disporpocionale të pagave në institucionet e larta të administratës shtetërore në raport me punonjësit e institucioneve arsimore shëndetësore dhe policisë së shtetit.