Drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, befasoi edhe institucionet e Kosovës. Qeveria nuk ka komentuar draftin e as nëse do ta pranojë atë. Megjithatë, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, u shpreh se Kosova nuk ka nevojë për shpëtimtar në hartimin e draftit.