Shifrat me të cilat po rritet sëmundja e diabetit dhe komplikacionet që shkakton ajo, kërkojnë një plan kombëtar për të parandaluar jo vetëm diabetin por edhe komplikacionit që shkakton, të cilat janë që nga humbja e shikimit deri te humbja e njërës gjymtyrë . Diabeti çon çdo vit në verbimin e 1000 pacientëve, ndërkohë që jo pak humbin njërën këmbë, pasi këmba diabetike është ndër komplikacionet e rëndësishme tek këta pacientë.