Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, e cila pritet që të jetë maratonë për shkak të raportimit të institucioneve të drejtësisë. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se deri më tani në Kuvend ka mbërritur kreu i SPAK, Altin Dumani, Adnand Xholi dhe Klodian Braho.