Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e lexoi ndryshe raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë. Nga Brukseli, ku mori pjesë në Asamblenë e Partisë Popullore Europiane, Berisha tha se raporti denoncoi farsën elektorale të 11 majit.