Departamenti Amerikan i Shteti ka publikuar raportin për investimet e huaja në Shqipëri për vitin 2023, ku thekson që në hyrje se Shqipëria ofron potencial të madh të pashfrytëzuar për investime të huaja në shumë sektorë. “Si një vend në zhvillim, Shqipëria ofron potencial të madh të pashfrytëzuar për investime të huaja në shumë sektorë duke përfshirë energjinë, turizmin, kujdesin shëndetësor, bujqësinë, naftën dhe minierat, dhe teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK). Në dekadën e fundit, Shqipëria ka tërhequr nivele më të mëdha të investimeve të huaja direkte.”-thuhet në raportin e DASH.