Gjatë një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin Rama ka qenë përfaqësuesi i Bankës Botërore në Tiranë Emanuel Salis, i cili u pyet në lidhje me një raport që ka nxjerrë organizata ndërkombëtare Transparency Internacional ku thuhet se qeveria shqiptare është e korruptuar. Sali është shprehur se qeveria e Shqipërisë ka qenë shumë bashkëpunuese dhe çdo investim që është bërë, është bërë në një mënyrë shumë transparente dhe e dinë se si përkthehen paratë në rezultat.