Top Channel/ Raporti i prokurorit të posaçëm: Prova të mjaftueshme për të siguruar dënimin e Trump
14/01/2025 19:51

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump do të ishte dënuar për përpjekje të paligjshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020 – të cilat ai i humbi – nëse nuk do të ishte rizgjedhur sërish si President në 2024-ën, sipas njeriut që drejtoi hetimet ndaj tij. Provat kundër Trump ishin “të mjaftueshme për të marrë dhe për të dhënë një dënim në gjyq”, shkroi Prokurori i Posaçëm Jack Smith në një raport të publikuar pjesërisht, sipas BBC. Trump u përgjigj, duke thënë se Smith ishte “i çmendur” dhe gjetjet e tij ishin “të rreme”. Trump u akuzua se u bëri presion zyrtarëve për të ndryshuar rezultatin e vitit 2020, duke përhapur me vetëdije gënjeshtra për mashtrimin e zgjedhjeve dhe duke kërkuar të shfrytëzonte trazirat në Kongresin e SHBA më 6 janar 2021, me Presidentin që mohuar se kishte lidhje me të gjitha këto akte. Pas suksesit të tij në zgjedhjet e vitit 2024, çështjet e ndryshme ligjore me të cilat ai kishte luftuar janë zhdukur kryesisht. Disa nga materialet në raportin e Smith ishin tashmë të njohura falë një dosjeje publike në tetor, e cila jepte detaje të përpjekjeve të supozuara të Trump për të përmbysur humbjen e tij dhe përcaktoi se si Smith mund ta kishte ndjekur penalisht atë. Por raporti, i cili u lëshua nga Departamenti i Drejtësisë (DoJ) në Kongres, jep detaje të mëtejshme se pse Smith e ndoqi çështjen dhe përfundimisht e mbylli atë. Ai justifikon rastin kundër Trump, duke e akuzuar atë për “përpjekje të paprecedentë për të mbajtur pushtetin në mënyrë të paligjshme” përmes një sërë metodash, duke përfshirë “kërcënimet dhe inkurajimin e dhunës kundër kundërshtarëve të tij të perceptuar”.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45