Kosova ka progres të limituar në pothuajse të gjitha pikat që shqyrton Komisioni Evropian në raportin e progresit. Për vendin sfidë vazhdon të jetë dialogu dhe kriza në pjesën veriore. Kosova konsiderohet se është e angazhuar në procesin e dialogut, por raporti thotë se duhet të bëjë më shumë për të zbatuar të gjitha marrëveshjet bashkë me atë të normalizimit dhe aneksin e saj të nënshkruara këtë vit.