Një video e realizuar me telefon celular tregoi momentet e fundit përpara tragjedisë së disa personave që ranë nga avioni ushtarak amerikan teksa ngrihej nga aeroporti i Kabulit. Nuk është e qartë nëse personi që filmoi skenën qëndroi deri në fund me të tjerët që u kapën në rrotat e avionit dhe nuk dihet nëse edhe ai është në mesin e atyre që më pas, do të humbisnin jetën duke rënë nga lartësia.