Konferenca e parë e anti-korrupsionit po zhvillohet ditën e sotme, ku kryeministri i vendit Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij. Ai u shpreh se korrupsioni është në një nivel shumë më të vogël në krahasim me vitet e mëparshme ku mijëra persona në muaj qëndronin në radhë për të bërë pagesa të shërbimeve të përditshme. Ai tha se tashmë çdo person është i barabartë para ligjit dhe se asnjë person nuk është i paprekshëm.