Rikthimi i Donald Trump është shpresëdhënës për Europën, sipas Kryeministrit Edi Rama. Gjatë dialogut ndërbreza dhe të thelluar mbi të ardhmen e BE-së, kryesocialisti e vlerësoi këtë moment të duhurin për reflektimin e Europës në lidhje me zgjerimin dhe përshpejtimin e proceseve negociuese me Ballkanin.