Në asamblenë socialiste të Fierit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës për korrupsionin. Kreu i qeverisë tha se korrupsioni në vendin tonë nuk bën ligjin, ndërsa foli dhe për një raport ndërkombëtar mbi prokurimet publike. “Jo më larg se para dy- tre ditësh mora një raport mbi prokurimet publike, jo raport të qeverisë, por raport të organizmave ndërkombëtare mbi prokurimet dhe të organizmave ndërkombëtare të cilat punojnë për Bashkimin Europian, që janë organizmat e Bashkimit Europian, nxjerrin një rezultat që është i shkruar e zeza mbi të bardhë me fakte, me shifra, se treguesit e procesit të prokurimeve në Shqipëri, janë në standardet e mesatares së Bashkimit Europian dhe më lart se një sërë vendesh të vetë Bashkimit Europian, atëherë ka një problem të madh me perceptimin. Ne, problemet me korrupsionin, i kemi probleme që duhet të vazhdojmë t'i adresojmë, por në mënyrë absolute në Shqipëri nuk e bën ligjin korrupsioni dhe nuk dikton