Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me shqiptarët në Kretë, ku u bëri thirrje që të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri. Kryesocialisti foli ndër të tjerë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ku tha se brenda kësaj dekade, shqiptarët e Greqisë nuk do kenë më nevojë për një pasaportë greke pasi do jenë të barabartë me qytetarët Europian.