Kryeministri Rama vizitoi ditën e sotme Muzeun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima ku pa nga afër dëshmi të një pjese të errët të historisë së Japonisë. Kryeministri në mbyllje të vizitës në muze nënshkroi librin e të ftuarve të nderit. Ai u ndal gjithashtu të fliste për të pranishmit, duke e cilësuar këtë vizitë si një përvojë të veçantë humanizmi për gjithë njerëzimin.