Kryeministri Edi Rama nisi vizitën zyrtare në Gjermani këtë të martë, në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, rol të cilin kreu i qeverisë e mori në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 nëntor 2022. Ai është pritur nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz.