Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Bavari. Vizita e tij është zhvilluar me ftesë nga Kryeministri i Bavarisë Markus Söder. “Një mik i çmuar me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale, ku shfaqet gjatë takimit.