Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komentoi edhe vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Viktima po merret si mish për top nga një grup personash, theksoi Rama, i cili shtoi se nisën aludime të pabaza pa u kryer ende ceremonia mortore e adoleshentit. Sipas kreut të qeverisë, askush nuk pyeti për viktimën dhe të afërmit e tij që la pas.