Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, duke u dërguar mesazh kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ai paralajmëroi prishje të marrëdhënies Shqipëri-Serbi, nëse tre policët e Kosovës nuk lirohen, ndërsa ka ripostuar thirrjen e Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj Serbisë, ku kërkohet lirimi i tyre.