Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave të opozitës në lidhje me investimet e munguara në veri të vendit. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për Parkun Tematik Retro, ai u shpreh se në qeverisjen e saj PS ka bërë shumë më tepër investime sesa qeveria e mëparshme. “Narrativa perverse, diabolike, nxitëse e urrejtjes që ka dominuar 30 e kusur vite, vazhdon ushqen dhe ka akoma njerëz që hanë narrativën që qeveria jonë nuk ka bërë investime në veri.