Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar disa nga drejtuesit e qarqeve në vend në prag të zgjedhjeve të përgjithshme. Kështu, zv.kryeministrja Belinda Balluku do të drejtojë Fierin, ndërkohë që më parë ka qenë në Dibër. Tirana tashmë është e rikonfiguruar dhe do të ketë 3 drejtues qarku përveç Veliajt, do të jenë edhe Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu.