Prej vitit të ardhshëm paga minimale do të rritet në 32 mijë lekë. Është ky objektivi i qeverisë Rama që premton ta rrisë atë në mënyrë të përshkallëzuar në 38 mijë deri në 40 mijë lekë deri në fund të manadatit. Rritje pagash do të ketë këtë 4-vjeçar për arsimtarët e bluzat e bardhat si dhe për administratën. Dyfishim pagash premton kryeministri për solistët e trupës së baletit.