Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në Peshkopi më gratë e vajzat e qarkut Dibër, për të prezantuar programin e tij dhe për t’u kërkuar votën për 11 majin. Rama e ka nisur fjalimin e tij me një mesazh që i ka mbërritur në telefon nga një numër i panjohur, ku përmes një rrëfenje, i tregon se Dibra i ka gratë e fortë dhe se janë ato që ‘bëjnë ligjin’. Rama tha se e beson forcën e tyre dhe se falë grave kandidate në këtë qark, rezultati në 11 maj do të jetë 4-1.