Kreu i PS Edi Rama u ka bërë thirrje sërish shqiptarëve të diasporës, në ditën e fundit të fushatës, që të nxitojnë dhe të dërgojnë zarfet në postë. “Është dita e fundit e ballafaqimit të palëve para gjykimit të popullit sovran, ky është edhe mesazhi i fundit që dua t’u përcjellë motrave dhe vëllezërve tanë në Greqi, e me radhë, ku ende ka zarfe që janë nëpër shtëpi dhe ku ka ende kohë për t’u bërë pjesë e takimit të historisë në 11 maj.