Kryeministri Edi Rama ka bërë një apel për diasporën shqiptare, duke kërkuar dorëzimin e zarfeve të votimit. Rama ka përmbledhur të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri tani, duke shprehur kënaqësi për pjesëmarrjen e lartë, por edhe shqetësim për numrin e madh të zarfeve të pa dorëzuara, veçanërisht në Greqi, ku konfuzioni i shkaktuar nga kompania shpërndarëse ka ndikuar negativisht.