Top Channel/ Rama telefonoi presidentin Mohamed Bin Zayed: Dënojmë sulmet e Iranit
02/03/2026 20:01

Në një kohë kur lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, duke dënuar sulmet e Iranit. Në bisedën me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, kryeministri Rama theksoi qëndrimin e Shqipërisë kundër sulmeve iraniane, që synojnë territorin e shumë vendeve të Lindjes së Mesme. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se sulmet e Teheranit përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së. “Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së tyre”, është shprehur kryeministri Rama gjatë bisedës telefonike me Presidentin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, siç raportojnë mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kryeministri Edi Rama ka nënvizuar nevojën e ndalimit të përshkallëzimit, në mënyrë që të shmanget zgjerimi i konfliktit, gjë që do ta çonte Lindjen e Mesme në një fazë të rrezikshme paqëndrueshmërie e trazirash, me pasoja për paqen dhe sigurinë rajonale, por duke prekur edhe interesat globale. Lufta në Lindjen e Mesme vijon prej tre ditësh, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin që goditën e vranë udhëheqësit më të lartë të Iranit dhe kundërpërgjigjen e Teheranit me sulme në të gjithë rajonin.

Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit’ / Berisha: Të rrëzojmë regjimin!
13/04 17:36
Top News – ‘Rama e mbrojti Vuçiçin në arenën ndërkombëtare’. Berisha akuza ndaj Kryeministrit
13/04 17:36
Top News – Berisha me Kolegjin e Kryetarëve: Rama përdori 83 mandatet e krimit për t’u mbrojtur
13/04 17:35
Top Channel/ Mbledhja me kolegjin e kryetarëve, Berisha: Jeni ju që duhet të dilni me…
13/04 14:59
Top Channel/ Berisha porosi kryetarëve të degëve: Dialog intensiv me qytetarët, protesta arma jonë
13/04 14:58
Top Channel/ Berisha në mbledhje: Ne duhet të bëjmë gjithçka për largimin e këtij regjimi
13/04 14:43
Top Channel/ Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, Berisha: Rama i del në mbrojte Vuçiç i cili është…
13/04 14:41
Top Channel/ Berisha në mbledhjen me Kolegjin e Kryetarëve: Uji fle, opozita nuk fle, se po fjeti…
13/04 14:41
Top Channel/ Samiti i Diasporës, shqiptarë nga e gjithë bota mblidhen sot në Tiranë
13/04 12:20
Top Channel/ Kryeministri Rama inspekton punimet në kantierin e “Lungomare 4”
13/04 12:03
Top Channel/ Videomesazhi i eurodeputetit Adnan Dibrani: Mburrem që jam shqiptar
13/04 10:24
Top News – Berisha për çmimin e naftës: ‘Miliarderët e marrin me 60 lekë, fermerët me 220 lekë’
11/04 22:10
Top Channel/ “Pirro, s’po të marr në telefon”, Braçe denoncon rrugën me gropa në Selitë: Nuk…
11/04 22:02
Top Channel/ Rama zbulon raportin e huaj për prokurimet publike, ja si renditet Shqipëria
11/04 22:01
Top News – Bashkëbisedimi i Berishës me qytetarët: Rama nuk heq taksat e naftës!
11/04 21:51
Top News – Turi me PS në Lushnje, Rama: E nisëm për t’ju informuar për punët që kemi bërë
11/04 21:44
Top News- Rama tregon pse e nisi turin në PS, Kryesocialisti: Gënjeshtra e fabrikime kundër Qeverisë
11/04 21:27
Top News – Rama zbulon trurin e bujqësisë, zv.ministri që e këshillon për fermerët
11/04 21:26
Top News – Rama e Balluku, bashkëbisedim me socialistët e Fierit: Llumi i shpifjeve…
11/04 21:07
Top Channel/ Rama zbulon raportin për prokurimet publike: Jemi në standardet mesatare të BE
11/04 20:05