Presidenti Ukrainës Volodymyr Zelenskyy përmes një mesazhi në platformën X tregoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. “Falenderova qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe popullin tonë. Diskutuam shumë tema të rëndësishme projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera. Po ashtu, biseduam për iniciativat diplomatike evropiane”.