Mbase për herë të parë kryeministrit Edi Rama i është dashur të kalojë pragun e një burgu. Udhëtoi drejt Holandës për tu takuar me mikun e tij ish presidentin Hashin Thaci, i mbajtur në këtë qendër ndalimi që prej 5 Nëntorit 2020. Pas 60 minutash takim kryeministri tha se ishte një çmallje e nevojshme.