Kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez, teksa ka ndjekur ndeshjen në tribunën VIP. “I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjoz spanjoll”, shkruan Rama.