Kryeministri Edi Rama ka kryer ditën e sotme një takim falenderues me banorët e Matit dhe Klosit për besimin që i dhanë socialistëve në zgjedhjet e 14 majit. Kryeministri Rama falenderoi qytetarët për besimin e treguar përmes votës, teksa premtoi se investimin e tyre në besim dhe mbështetje, qeveria do ta kthejë në punë të mira dhe mbarësi për komunitetin.