Në samitin që po mbahet në Moldavi, vijojnë bisedimet e ndërkombëtarëve për situatën në veri të Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ku e pranishme është edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe diplomatë të tjerë.