Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun e tij në Luksemburg, Luc Frieden. Ndërsa theksoi se Frieden është një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ai zbuloi detaje nga takimi, ku u shpreh se u ra dakord për zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri. Pjesë e diskutimit ishte edhe turizmi, ku u fol për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri. “Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri”, shkruan Rama.