Në takimin e radhës me përfaqësues të biznesit kryeministri Edi Rama edhe njëherë tjetër e vuri theksin në kapitalin njerëzor dhe domosdoshmëria për ta ruajtur kapitalin njerëzor ekzistues dhe për ta rritur fuqinë e këtij kapitali në ekonominë tonë. Arsimi profesional në këndvështrimin e kryeministrit Rama ka bërë hapa të rëndësishëm por është kohë për të avancuar edhe më shumë.