Me batuta, por edhe me mesazhe të qarta, ishte takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e kësaj të enjteje me të rinjtë e Durrësit. Me fokusin te integrimi, Rama tha se procesi duhet përmbyllur, që shqiptarët të jenë të barabartë. Për kryeministrin Rama pragu i 900 mijë votave në zgjedhjet e 11 majit duhet të realizohet me çdo kusht, ndaj dhe iu drejtua me një kërkesë vajzave e djemve durrsakë. Me bindjen e fitores, kreu i socialistëve tha se në Durrës do të marrin mandatin e 9 në zgjedhjet e këtij viti.